RRETH NESH
14093
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-14093,bridge-core-1.0.4,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-title-hidden,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-5.7,vc_responsive

RRETH NESH

LISI-G, është nje kompani e specializuar në shitjen e auto-pjesëve me shumicë dhe pakicë që vepron në tërë territorin e Kosovës.  Me një seli prej 3000 m që ndodhet  në Gjakovë, kompania LISI-G në strukturën e saj posedon pikën e shitjes, depon e mallrave me shumicë si dhe garazhën për servisimin e veturave.

Pas zhvillimit dhe rritjes së kompanisë bërthamë LISI-M, në vitin 2008 themelohet LISI-G si pjesë e entitetit të LISI-M, duke e zgjeruar asortimanin dhe gamën e produkteve dhe pajisjeve kualitative të autopjesëve. LISI-G vepron mbi bazat e bashkëpunimit shumëvjeçar me prodhuesit dhe ekportuesit më të spikatur të sferës së automobilistikës dhe mbi sigurimin e brendeve më të mirënjohura globale.

Vizioni i kompanisë LISI-G është që të sigurojë produkte kualitative dhe shërbime profesionale me çmime më të volitshme në treg me qëllim të lehtësimit dhe plotësimit të kërkesave dhe nevojave të  konsumatorëve. Këtë LISI-G e realizon nëpërmjet përkushtimit të vazhdueshëm dhe personelit të trajnuar e me përvojë në ofrimin e 30,0000 artikujve të ndryshëm të pjesëve dhe pajisjeve për automjete.